MENU
klinika

“Javën e ardhshme rrisim orarin për pazar”

Rama njofton vendimet e reja: Nga 4 maji lehtësojmë lëvizjet

21.04.2020 - 17:24

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike vendimet e reja për lehtësimin e masave të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rama tha se javën e ardhshme do rrisim orarin për pazar dhe do hapim dhe rrugët ndërqytetëse për taksitë.

Po kështu paralajmëroi se nga 4 maji do lehtësohet më shumë lëvizja brenda qyteteve dhe do hapet edhe blloku i tretë i bizneseve.

“Përshëndetje të dashur miq. Situata sot është goxha pozitive por do t’ju lutem të kuptoni të gjithë se do të mbajmë mend ca gjëra të thjeshta dhe kush është i mërzitur unë e mirëkuptoj plotësisht por nuk ka nevojë të më besoni mua, thjesht të shohin ç’bëhet në vendet rreth e rrotull nga Italia deri në Angli dhe në Amerikë po të dojë. Së pari, armiku i padukshëm që po luftojmë nuk ikën për faktin se ne mbyllemi brenda po nuk doli vaksina. Prandaj, ne duhet të bashkëjetojmë me të. Kjo do të thotë se hapja e domosdoshme duhet të jetë graduale. Vigjilenca e secilit duhet të jetë maksimale dhe imponimi dhe vetëimponimi i rregullave duhet të vazhdojë përndryshe gjithçka bëmë deri këtu humbet çdo vlerë dhe mos o Zot kthehemi në pikën zero.

E di që iu kanë lodhur mërzitur lejet, autorizimet, ndryshimet por duhet të kuptoni të gjithë që kjo është një dhimbje koke për ju dhe për ne dhe për mua që kam një përgjegjësi kaq të madhe që t’ju mbroj nga e keqja më e madhe. Javën e ardhshme ne do ta rrisim orarin e daljes në pazar dhe do hapim dhe rrugët ndërqytetëse për shërbimet taksi për të lehtësuar sado pak njerëz që kanë nevojë të lëvizin se kanë mbetur andej apo këtej nga një qytet në tjetrin. Dhe nga e hëna, 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qyteteve, qoftë me këmbë, qoftë me makinë madje pa e kufizuar tek makinat që duan të shkojnë në punë. Po ashtu do hapim dhe bllokun tretë të bizneseve. Kjo patjetër që do të ndihmojë ekonominë familjare të atyre që dalë ngadalë do të kthehen në punë prandaj edhe pak durim se pavarësisht se e di që është më e lehtë ta thuash s’ka rrugë tjetër”, deklaroi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Transporti i dedikuar mjekëve

“Nga mesdita nuk ka më autobusë!”