Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shpjeguar procedurat e riatdhesimit, si dhe kostot që qytetarët do të duhet të paguajnë në këtë proces.
Balluku bën me dije se faturën e akomodimit e të shërbimit Anti-COVID në hotel do ta paguajë qeveria ndërsa personat e riatdhesuar do të paguajnë vetëm 7€ në ditë për ushqimin.
Më tej Balluku bën me dije se sistemi online për rezervimin e riatdhesimit është gati për t’u aksesuar dhe se të shtunën Air Albania fluturon drejt Romës dhe më pas në Milano, Bari, Frankfurt, Paris dhe Londër.
“Sistemi online për rezervimin e riatdhesimit është gati për t’u aksesuar. www.airalbania.com.al/sq/reparation-information
Të shtunën air albania fluturon drejt Romës dhe më pas në milano, bari, frankfurt, paris dhe londër.
Ministrja e Belinda Balluku shpjegon procedurat e riatdhesimit, si dhe kostot mëse të arsyeshme që qytetarët do të duhet të paguajnë në këtë proces, ku faturën e akomodimit e të shërbimit Anti-COVID në hotel do ta paguajë shteti dhe individët e riatdhesuar do të paguajnë vetëm 7€ në ditë për ushqimin”, thuhen ndër të tjera në shpjegimin e Ballukut.