Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë sot një takim me presidentin Hashim Thaci. Mediat kosovare raportojnë se Kutri aktualisht ndodhet në zyrën e kreut të shtetit, ndërkohë që kryefjale e takimit është mocioni i rrëzimit të qeverisë pak ditë më parë nga Kuvendi.
Mësohet se Kurti shoqërohet në takim nga dy këshilltarë. Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.
Në orën 10:30 pritet ta takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, qe ishte partner koalicioni në qeverinë tash në detyrë.
Ndërsa pas tij, pritet të vijë kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Nesër, në takime të ndara presidenti do t’i presë kryetarin e AKR-së, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe 6+.
Qeveria e Kosovës është rrëzuar më 25 mars me dy të tretat e deputetëve të cilët votuan pro mocionit të mosbesimit të cilin e inicioi LDK.
Pak para nisjes së takimit Kurti i drejtoi një letër Presidentit Thaçi, ku sipas letrës aty do të diskutohet për kohën e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit.