MENU
klinika

Në Veri të Italisë vështirë të luhet

Serie A me protokoll, 4 kushte para rinisjes

15.04.2020 - 16:22

Që Serie A të rifillojë me ndeshjet e futbollit, duhet të plotësojë 4 pika kryesore. Së pari, Qeveria italiane të shpallë datën e nisjes së stërvitjes së skuadrave në ambientet sportive. Së dyti, duhet të përcaktohen vendet ku do të rinisë stërvitja dhe njëkohësisht edhe stadiumet ku mund të luhet normalisht.

Së treti, konfirmimi i grupit të skuadrës që të gjithë janë negativ në lidhje me virusin COVID-19. Dhe së fundmi, dezinfektimi i ambienteve ku do të jenë të pranishëm futbollistët dhe stafi, si dhe kontrolli i imtësishëm mjekësor për çdo rast.

Me pak fjalë, ky do të jetë protokolli në momentin që shteti italian do të lejojë që lojtarët të rinisin stërvitjen, për të menduar më pas zhvillimin e ndeshjeve, që natyrisht do të jenë me dyer të mbyllura. Çdo ekip do të ndahet në tre tipologji individësh: ata që ishin rëndë, por të rikuperuar pas prekjes nga virusi, ata të rikuperuar më lehtë dhe individëve që nuk janë prekur fare, me këtë të fundit që zë numrin më të madh.

Numri i anëtarëve të stafit në kontakt me lojtarët duhet të zvogëlohet sa më shumë që të jetë e mundur. Në nivelin e protokollit të diagnostikimit mjekësor, është paraparë një ekzaminim fillestar, mes 72 dhe 96 orë para rifillimit, teste të ndryshme, duke përfshirë tamponet dhe testet të tjera.

Lega do të mblidhet së shpejti ndërsa UEFA më 21 prill do të bëjë videokonferencën e radhës me gjithë sekretarët e federatave të futbollit evropiane. Për momentin, shumica janë që sezoni të përfundojë në fushë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN