MENU
klinika

I qëndron bojkotit të Serie A

Presidenti i Brescia-s: Nuk e hedh ekipin në fushë!

12.04.2020 - 15:22

Presidenti i Brescia-s, Massimo Cellino, mbetet i palëkundur në vendimin që ka marrë për ekipin e tij: “E përsëris që, nëse rillon të luhet futboll, nuk e hedh në fushë ekipin tim! Nuk është provokim: të më penalizojnë nëse duan! Marr të gjitha përgjegjësitë unë për këtë vendim!

Cellino vihet edhe kundër presidentit të Lazios, Lotito, teksa thotë: “Lotito dëshiron të luajë? E pëllitura e gomarit nuk mbërrin në parajsë, thuhet. Unë dëgjoj vetëm ata që janë të denjë t’i dëgjosh. Nuk e di as nëse Lotito përfaqëson Lazion duke qenë se është vetëm president komiteti administrimi”.

Në fund presidenti i Brescia-s flet edhe për qëndrimin apo në Serie A: “Frikë nga rënia? Aspak! E kam provuar disa herë dhe të bie dhe të ngjitem prapë. Ejani bëni një xhiro në Brescia dhe do ta kuptoni se për çfarë situate po flas.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i presidentit të klubit italian

“Tërheq ekipin nëse jepet urdhër për të luajtur”