MENU
klinika

Peja, vatër e re infeksioni

Shërohen 159 persona nga COVID-19 në Kosovë

24.04.2020 - 07:29

Shkon në 159 numri i të shëruarve me COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se dje janë shëruar edhe 21 person.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Kujtojmë se në Kosovë numro i personave qe jane infektuar, ka shkuar në 669.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë), nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkon në 630 numri i të infektuarve

Konfirmohen 26 raste të reja me COVID-19 në Kosovë