MENU
klinika

Të gjunjëzuar nga koronavirusi

Shuma marramendëse që mund të “shpëtojë” Italinë dhe Spanjën

22.04.2020 - 09:00

Italia dhe Spanja janë dy nga vendet më shumë të prekura nga përhapja e Coronavirusit. E teksa po bëhen gati të kalojnë në fazën dy, atë të rihapjes së ekonomive të dyja shtetet, i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të jenë të bashkuar për të kaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Më i ashpër në qëndrimin e tij është kryeministri italian, Giuseppe Conte, i cili është shprehur se gjatë video konferencës së liderëve të bllokut nuk do të pranojë kompromise sa i përket pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

Gjatë seancës plenare në Parlamentin italian, Conte u shpreh se në konferencë e së enjtes ai nuk do të nënshkruante një “marrëveshje të volitshme”.

“Kur nuk është e mundur të ofrosh një përgjigje të përbashkët, BE dhe Eurozona nuk mund të lejojnë të përsërisin të njëjtat gabime që kanë bërë në krizën financiare të vitit 2008. Ose fitojmë të gjithë, ose do të humbim të gjithë”, u shpreh Conte, i cili po ashtu bëri me dije se do të jetë gati paketa e re stimuluese 50 miliardë euro për të lehtësuar ndikimin e krizës.

Përpjekja e Contes për lëshimin e borxhit të ndërsjellë të BE-së – të quajtur “Coronabone” ka hasur në kundërshtim nga vende të tilla si Gjermania dhe Holanda.

Edhe Spanja ka bërë thirrje nga fqinjët që të bashkohen në propozimin e saj për një fond të përbashkët të BE që do të ndihmonte ekonomitë më të goditura që të rikuperohen nga kriza e korona virusit.

“Në këtë krizë, ose ne të gjithë fundosemi ose të gjithë ia dalim. Spanja dëshiron që të gjithë t’ia dalin mbane”, u shpreh ministrja e Jashtme Spanjolle për Euronews.

Spanja po sugjeron krijimin e një fondi të rimëkëmbjes ekonomike deri në 1.5 trilion euro.

Në fillim të këtij muaji, ministrat e Financave të Eurozonës janë pajtuar për një paketë afro 500 miliardë euro për të ndihmuar vendet anëtare për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”

CNN/ A mjaftojnë 7 trilion dollarë?

Fatura që do paguajë bota për të shpëtuar ekonominë

Ja çfarë sugjeron Draghi, ish-presidenti i BQE

COVID-19/ Si të veprojmë për të shpëtuar ekonominë