MENU
klinika

Pandemia 2020

Si e pushtoi botën… një virus

01.04.2020 - 15:40

          Një hulumtim i ri, hedh dritë mbi mekanizmin thelbësor që ka ndikuar në përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën, sipas The Guardian./Konica.al

Një analizë e hollësishme e strukturës së virusit, tregon se mekanizmi që ai përdor për të infektuar qelizat njerëzore është katër herë më i fortë se mekanizmi i koronavirusit që shkaktoi Sars – sëmundje që vrau qindra njerëz, në vitin 2002.

Studimi tregon se grimcat e koronavirusit, që thithen përmes hundës dhe gojës, kanë një mundësi më të madhe për t’u bashkuar me qelizat e traktit të sipërm respirator.

Shkencëtarët e Universitetit të Minnessota-s, përdorën kristografografinë me rreze X, për të krijuar pamjet në 3D, të anatomisë së virusit.

“Struktura 3D tregon se, në krahasim me virusin që shkaktoi shpërthimin e sarsit, në vitit 2002-2003, koronavirusi i ri ka evoluar në strategji të reja, për t’u lidhur me receptorët njerëzorë,” – u shpreh Dr. Fang Li, i cili drejtoi ekipin e mjekëve amerikanë.

Ky studim, po përdoret nga shkencëtarët për të krijuar medikamentet që mund ta neutralizojnë virusin, para se të infektojë organizmin.

Ne e dimë, se koronavirusi që shkakton Covid-19, Sars-CoV-2, vepron shumë ndryshe krahasuar me sarsin,” tha Jonathan Ball, profesor i virologjisë pranë Universitetit Nottingham, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Në veçanti, Sars-Cov-2 infekton fytin dhe hundën, duke shkaktuar simptoma të buta, të ngjashme me të ftohtin, ndërsa simptomat e sarsit janë përsëritur gjithmonë në mushkëri.

“Studimi përdori vetëm sekuenca të virusit dhe proteinave ACE-2, çfarë është ende vetëm një teori,” – shtoi ai. ”Kjo, do të ketë nevojë për vërtetimin përmes eksperimentimit të mëtejshëm.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sekretari i Përgjithshëm i OKB

“Koha për t’u përgatitur jo për panik”