MENU
klinika

Tashmë në kushte shtëpie

Si të hapni ngjyrën e flokëve!

19.04.2020 - 07:37

Që nga data 9 mars parukeritë dhe qëndrat estetike janë mbyllur për shkak të gjendjes së covid-19. Por nëse doni të bëni një ndryshim në pamjen tuaj mund të provoni një nga këto dy mënyra:

Kamomila: Lulja e përdorur gjerësisht për çaj, mbart një pigment të quajtur apigenin. Apigenina krijon një hije të artë që i ngjitet menjëherë fijes së flokut kur aplikohet në të. Në varësi të gjatësisë së flokëve, prisni disa bustina kamomili dhe përgatisni çaj me ujë të valuar. Pasi çaji të jetë ftohur, zhytini flokët në të dhe krihini me një krëhër me dhëmbë të mëdhenj, për një efekt natyral. Kamomila gjithashtu funksionon is një balsam dhe do t’i lërë flokët të butë dhe me shkëlqim.

Limoni: Një nga hilet më të vjetra për flokë që duken si të zverdhur nga dielli. Aciditeti i limonit lejon çeljen e ngjyrës duke ndryshuar nivelin e pH-it të flokëve, megjithatë kërkon pak nxehtësi për të ndihmuar hapjen e kutikulave dhe për të dhënë një efekt më të dukshëm, ndaj bëni gati SPF-në dhe merrni disa rreze dielli në oraret e sigurta. Shtrydhni lëngun e limonit në një shishe spray dhe sprucojeni atë në flokë për të krijuar fije natyrale dhe kujdes të mos e aplikoni në lëkurë. Kjo teknikë funksionon më së shumti në flokë që anojnë më tepër në nuancat e bjondes.