MENU
klinika

Disa këshilla

Si të kujdesemi për shëndetin dentar në kushtet e vetizolimit?

05.04.2020 - 11:47

Në kushtet kur edhe klinikat dentare janë mbyllur është shumë e rëndesishme të kujdesemi mirë për higjienën orale, pasi goja është urë lidhëse mes baktereve të ndryshme e organizmit tonë.

Disa hapa të thjeshtë sesi të kujdesemi për shëndetin dentar gjatë karantinimit, ndërkohë duhet të përdorim dezinfektantë edhe për dhëmbët tanë.

Mbyllja e klinikave dentare ishte Masë e domosdoshme pasi në këtë rast mjekët stomatologë janë më të rrezikuarit.

Larjes së dhëmbëve duhet ti shtoni dezinfektantët e gojës. Duhet të zgjidhni ato që ulin numrin e baktereve në gojë, por jo më shumë se 10 ditë, pasi mund të vrasim edhe mikrobet e mira. Atë duhet ta përdorim pas larjes së dhëmbeve. Pas 10 ditësh mund ti rikthehemi dezinfektantëve natyralë. E para ështe uthulla. Ajo mban top listën.

Lidhur me përdorimin e maskave, pas 20 minutave përdorim dorezat e lejojmë depërtimin e baktereve te duart, por i lënë te duart gjatë gjithë kohës që ne i mbajmë në duar. Thjesht duhet të lani duart. Edhe për maskat, ata janë filter, grumbullojnë mikrobet, imagjinoni një filter makinë.

Kujdesi ndaj dhëmbëve është i rëndësishëm, pasi ato mund të bëhen rruga që përcon virusin në organizëm.

Gjendrat poshtë gjuhës kanë një perkthithje shumë të shpejtë, ndaj sa më shumë të ulim nivelin e mikrobeve në gojë, aq më mirë ështe. Në momentin që virusin e dërgojmë në gojë, është shumë e thjeshtë të përfundojë në trupin tonë.