MENU
klinika

Perfekte në çdo moment të ditës suaj

Si të përgatisim Dalgona coffe

12.04.2020 - 19:18

Përgatitje për 2 persona

Ingredientët:

  • 2 lugë kafe Nescafe
  • 2 lugë sheqer
  • 2 lugë me ujë të nxehtë
  • 3/4 gotë qumësht
  • kuba akulli (sasi sipas dëshirës)

Udhëzime:

  1. Në një tas jo shumë të madh hedhim sasinë e kafes, sheqerit dhe ujit të nxehtë (raporti
    1:1:1)
  2. Duke përdorur nje mikser elektronik, e përzien deri sa të krijohet një masë kremoze me një
    ngjyrë karameli.
  3. Mbush 3/4 e gotës me qumësht të ftohtë dhe me akull.
  4. I hedh përsipër kremin e përgatitur.
  5. Përziejeni mirë para se ta servirni. Ju bëftë mirë!

Shënime:

  • Duhet ta përdor sheqerin?

Sheqeri ndihmon kafen që ajo të krijojë masën kremoze. Ju mund ta reduktoni sheqerin por nuk do ketë të njëjtin rezultat.

  • Çfarë lloj qumështi duhet të përdor?

Mund të përdorësh çfarë lloji të duash, qumësht lope, qumësht bajamesh, qumësht orizi, etj. Sipas dëshirës!

  • Mund ta përgatis kafen pa mikser elektronik?

Po, ju mund ta përzieni kafen me përzierës normal, mund të të marrë më shume kohë në përgatitje, por sigurisht që mund të bëhet.