MENU
klinika

"Pandemia është maratonë dhe jo sprint"

Suedia me vdekshmërinë më të lartë nga COVID-19 në shtetet Skandinave

26.04.2020 - 14:58

Teksa Suedia renditet ndër shtetet me dorën më të lehtë të masave shtrënguese kundër COVID-19, zëvendëskryeministrja suedeze tha se pandemia e koronavirusit është “maratonë dhe jo sprint.

Ajo tha për BBC se është “mit” që Suedia nuk ka ndërmarrë hapa seriozë për të adresuar çështjen e pandemisë së koronavirusit. “Unë mendoj se çdo shtet duhet të ndërmarrë masat e veta, por është vërtetë e frikshme nëse keni masa shumë të ashpra, të cilat nuk mund të mbahen në fuqi gjatë gjithë kohës. Ndoshta ju mund të keni një kundër efekt dhe njerëzit nuk do të respektojnë rekomandimet derisa të zbulohet vaksina dhe pandemia të ketë përfunduar. Ne nuk duam ta dobësojmë situatën”, tha zëvendëskryeministrja Lovin.

Ndër masat që kë vendosur Suedia është ndalimi i grumbullimit të më shumë se 50 njerëzve në një mjedis, ndërsa nuk lejon as vizitat në shtëpitë e kujdesit të pleqve. Kujtojmë se Suedia ka përqindjeve më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi se sa shtetet e tjera skandinave. Mbi 2 mijë persona kanë vdekur në Suedi, ndërsa në Norvegji COVID-19 ka shkaktuar 193 viktima.