MENU
klinika

24 orë në acar

Kapshticë, 16 shqiptarë kalojnë natën mes borës

04.04.2020 - 07:34

Shqiptarët vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kufitare, pas mbylljes së kufijve, për shkak të koronavirusit.

Që prej paradites së djeshme, rreth orës 10:00, më shumë se 16 shqiptarë të ardhur nga Greqia kanë mbetur në tokën neutrale në Kapshticë.

Mësohet se policia në godanën greke i ka lejuar të kalojnë, ndërsa policia shqiptare nuk i lejon të futen në Shqipëri.

foto galeri

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë nga Gramshi, Burreli, Elbasani, Korça, ndërsa njëri prej tyre nuk ndihet mirë. Të 16 shqiptarët e kanë kaluar natën pranë një zjarri me kartonë në Kapshticë, teksa moti i acartë me reshje dëbore ka “pushtuar” zonën.

Edhe pse qytetarët kanë telefonuar për ndihmë pranë institucioneve, askush nuk iu është përgjigjur, edhe pse është policia shqiptare që i mban të bllokuar.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë