MENU
klinika

Propozimi i fundit

Të gjitha ndeshjet në një qytet, idea e Serie A

07.04.2020 - 18:42

Për të shpëtuar sezonin aktual, drejtuesit e Ligës së Futbollit Italian kanë propozuar një ide paksa ekstreme. Propozimi i fundit është që i gjithë kampionati të luhet në Romë. La Repubblica shkruan se për të ulur udhëtimet dhe lëvizjet e Serie A, ideja është që të gjithë klubet të vendosen në Romë dhe përrreth saj që të luhen të gjitha ndeshjet.

Të vendoset një karantinë prej 45 ditësh dhe skuadrat të përfundojnë kampionatin në fushën e lojës. Një propozim paksa i pamundur, por që mund të kthehet në realitet, pasi nuk është e thënë që do të luhet vetëm në “Olimpico”, sepse nuk do të ketë tifozë.

Propozimi shkon më tej, teksa cdo tri ditë do të luhen ndeshjet, ndërsa futbollistët do të jenë të kontrolluar dhe të izoluar totalisht në hotele, nën vëzhgimin e rreptë të mjekëve për cdo rast të dyshimtë. Kjo natyrisht do në nistë në fund të majit.