MENU
klinika

Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”

25.04.2020 - 11:32

Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live për ”News24” ka habitur me një deklaratë duke theksuar se ëshë ende negativ por do donte të ishte pozitiv me COVID-19.

Pipero thotë se ka kryer testin dhe doli negativ por mjeku thotë se do dëshironte të binte në kontakt me koronavirusin.

”Po, e kam bërë testin, jam negativ akoma, por do doja të isha pozitiv të kisha rënë në kontakt me koronavirusin.”- tha Pipero.
Gjithashtu mjeku Pipero deklaroi se 34 rastet e sotme në Shqipëri me COVID-19 janë kontakte të ngushta të atyre që janë infektuar më parë dhe janë raste asimptomatike.

Po ashtu Pipero theksoi se shtimi i rasteve vjen prej shtimit të testimeve dhe gjurmimit agresiv të kontakteve të të infektuarve.

Pipero tha se për të ka rëndësi numri i pacientëve në spital që sot ishte vetëm 3 në COVID-1.

”Janë raste të shtruara në spital dhe dua tju konfirmoj se në 24 orët e fundit janë vetëm 3 raste në COVID-1.

Pra për mua ka rëndësi rastet në spital. Kujdesi për ta mbetet maksimal. Për rastet e konstatuara nuk e di janë nga rrrethet mikrovata, vatra të vogla.

Pra janë asimptomatikë, raste të vogla. Për shkak të shtimit të numrit të testimeve pasi po kontrollohen agresivisht

Do të rriten pozitivët asimptomatikë por kjo nuk do të thotë se rrit gradivitetin e virusit. Ky është një fakt i cili duhet t’u shërbejë epidemiologëve të shohin në mënyrë inteligjente. Por epidemia është menaxhuar mirë.

Janë qytetarë të riatdhesuar që u mundësohet kontrolli në pikat hoteliere të quajtura karantinim apo monitorim. Janë masa të rëndësishme edhe ata për t’u rikthyer por edhe institucionet shëndetësore për t’i mbajtur.”- tha Pipero.

Lidhur me fasoneritë Pipero tha se nuk është kundër hapjes së tyre me masa por kur nuk plotësojnë kushtet ato duhet të mbyllen.

”Kam dijeni dhe për fasoneritë që nuk kanë respektuar masat dhe masat që janë marrë për to. Aty ku nuk janë respektuar masat ka pasur shpërthime të virusit. Unë besoj se raste të tilla duhet të na ndërgjegjësojnë për kontrolle të shtuara në fasoneri. Aty ku nuk janë kushtet e favorshme atëhere duhet ndërhyrë ose ndërprerë.

Nuk jam kundër hapjes së tyre të kontrolluar. Fasoneritë i kanë kushtet e mira të punës, punëtorët janë në distancë, maska, doreza por them se gjatë transportit apo ushqimit kontaminohen. Gjithsesi janë raste të veçanta dhe janë karantinuar.”- tha mjeku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përdorimi i tij në bujqësi arritje e madhe e shkencës!"

Profesor Pipero: Asnjë referencë për dëme potenciale të ‘Silikon Mix’ tek njeriu!


Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!