MENU
klinika

Si Erdogan po e "mashtron" BE-në

Turqia nuk duhet ta përdorë krizën e refugjatëve!

16.04.2020 - 14:03

Kriza e refugjatëve në kufijtë e Turqisë mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje të re të BE-së.

Së pari duhet të theksohet se Turqia, Greqia dhe BE kanë dështuar me mënyrën se si ata e kanë trajtuar problemin gjatë muajve të fundit.

Turqia u përpoq të fusë migrantët nga vende të ndryshme në Greqi në mënyrë që BE të bënte lëshime. Greqia i ktheu migrantët duke përdorur metoda krejtësisht të papranueshme.

BE praktikisht miratoi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe vlerave evropiane të Greqisë duke i dhënë mbështetje të pakushtëzuar asaj, pavarësisht veprimeve të forcave greke të sigurisë në kufi dhe në Detin Egje.

BE dhe Turqia duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në rinovimin e bashkëpunimit të tyre, dhe Deklarata dhe Plani i Veprimit BE-Turqi 2016 është një pikënisje e mirë, megjithëse e papërsosur.

Plani bazohet në një mekanizëm trepalësh përmes të cilit Turqia ndërmerr çdo masë të nevojshme për të parandaluar migrimin e parregullt në Evropë. Të gjithë migrantët e ri të parregullt që kalojnë nga Turqia në ishujt grekë ktehehn në Turqi dhe për çdo sirian që kthehet në Turqi nga ishujt grekë një tjetër strehohet në BE.

Ky mekanizëm u dëshmua të jetë efektiv menjëherë pasi u ra dakord me planin e veprimit. Sipas Komisionit Evropian, “Tre vjet më vonë, mbërritjet e parregullta mbeten 97% më të ulëta se periudha para se deklarata të bëhej operative, ndërsa numri i jetëve të humbura në det është ulur ndjeshëm”.

Ajo që nuk ka funksionuar është struktura nxitëse për Turqinë. Fillimisht, BE ndau 3 miliardë euro (3.27 miliardë dollarë) nën Objektin e Refugjatëve në Turqi dhe mobilizoi deri në 3 miliardë shtesë deri në fund të 2018.

Sipas marrëveshjes, BE dhe Turqia u zotuan të përmirësojnë kushtet humanitare brenda Sirisë, por asgjë nuk ndodhi në këtë drejtim. BE ka qenë dhe mbetet shumë kritike për hyrjet ushtarake të Turqisë në Siri.

Me siguri, çështjet financiare janë më të lehta për t’u zgjidhur. Marrëveshja gjithashtu përfshin stimuj për Turqinë në lidhje me procesin e pranimit në BE dhe projekte të tjera drejt integrimit që nuk kanë asnjë lidhje me krizën e refugjatëve. Këto stimuj përfshijnë një proces më të shpejtë të liberalizimit të vizave dhe azhurnimin e Unionit Doganor.

Turqia mendon se e ka bërë punën e vet, por që BE nuk ka arritur të bëjë të njëjtën gjë.

Kjo bëri që Presidenti Rexhep Tajip Erdogan të kërcënonte të pezullonte marrëveshjen dhe planin e veprimit. Nga ana tjetër, kjo nuk u prit mirë midis vendeve anëtare të BE-së.

Por në vend që të shkëmbejnë kritika, ajo që BE-ja dhe Turqia në të vërtetë duhet të bëjnë është të bien dakord për një plan të ri. Një plan që mbështetet në marrëveshjen e vitit 2016 dhe rishikon stimujt për Turqinë.

A refugee in the Pazarkule camp on the border between Greece and Turkey

Plani i ri gjithashtu duhet të shkëpusë bashkëpunimin për krizën e refugjatëve nga procesi i pranimit, i pari është transaksional ndërsa i dyti është normativ, dhe për këtë arsye ata kanë dinamikë shumë të ndryshme.

Turqia dhe BE gjithashtu duhet të bashkëpunojnë për të zvogëluar në mënyrë proaktive krizat para se të rezultojnë në migrim masiv në Turqi dhe Evropë. Kjo do të ishte në përputhje me ambicien e Ursula von der Leyen për të udhëhequr një Komision Evropian gjeopolitik.

Kjo është një epokë kur nacionalizmi dhe populizmi kufizojnë zgjedhjet e politikave të qeverive, duke e bërë bashkëpunimin ndërkombëtar shumë të vështirë. Turqia aktualisht nuk pëlqehet nga BE dhe qytetarët turq janë të irrituar nga blloku.

Refugjatët nuk janë të mirëpritur askund në Evropë, përfshirë në Turqi.

Sidoqoftë, BE-ja nuk mund të merret plotësisht problemin e refugjatëve edhe nëse heq dorë nga vlerat e veta; dhe Turqia nuk mund të merret vetëm me krizën e refugjatëve.

Prandaj, pavarësisht nëse e pëlqejnë apo jo, të dy palët kanë ngecur së bashku në këtë çështje.

Üzgür Ünlühisarcıklı është Drejtori i Zyrës në Ankara të Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.

Përkthyer dhe përshtatur nga Deutsche Welle/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Turqia ia zbuloi 'fytyrën e vërtetë'

BE nuk po i trajton të gjithë njësoj…

"250 mijë refugjatë janë nisur drejt..."

Emigrantët ‘pushtojnë’ Turqinë