MENU
klinika

Pas duelit virtual

Tyson: Ali, më i madhi të gjitha kohërave

12.04.2020 - 13:00

Një turne i simulatorëve virtualë ka ngjallur të ndezura rreth “yjeve” të boksit në epoka të ndryshme, nëse do të kishin patur mundës të përballeshin në ring. Në shfaqjen nga “World Boxing Super Series”, Mike Tyson mposhti George Foremanin në gjysmëfinale për të takuar Mohamed Aliu në finalen e madhe.

Fitorja në përplasjen vendimtare iu dha “Mike të Hekurt” me vendim unanim me pikë të gjyqtarëve. Më i madhi nga nëntë fëmijët e Aliut, Mohamed Ali Jr, mendon se nuk ka dyshim se babai i tij do ta kishte mposhtur Tyson në një dyluftim real.

“Babai im do ta kishte marrë me shkelma në prapanicë. Tyson nuk mund të shkonte larg, nuk do të mund të rezistonte pesëmbëdhjetë raunde. Ai nuk është boksier, po një luftëtar rruge. Ai është një artist i nokautit, por nuk do t’ia dilte me babanë tim” – u shpreh djali i legjendës së boksit botëror.

Pasi dëgjoi rezultatin finales së simuluar, Tyson e pranoi se ai nuk do të kishte fituar përballë heroit të tij, nëse do të ishin takuar në ring: “Nuk do ta fitoja luftën e vërtetë. Aliu është boksieri më i madh i të gjitha kohërave.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet legjenda e boksit, Mike Tyson

“Po e pres vdekjen, nuk kam frikë prej saj”