MENU
klinika

Euro 2020 apo 2021?

UEFA merr vendimin zyrtar për emrin e Europianit

23.04.2020 - 20:00

Në muajin mars UEFA mori vendimin e për të shtyrë Europianin e futbollit për në verën e vitit tjetër, në të njëjtat data, nga qershori, në korrik 2021. Por Euro 2020 do të vijojë këtë emër edhe pse do të luhet në vitin 2021. Ky është vendimi zyrtar i UEFA-s.

“Kjo zgjedhje është në linjë me angazhimet e UEFA-s dhe synon të mos shkaktojë humbje të mëtejshme. Shumë materiale me emrin Euro 2020 janë prodhuar. Ndryshimi i emrit do të sillte shkatërrimin e këtyre produkteve,” – njofton UEFA.

Euro 2020 do të jetë edicioni i 60-të i Kampionatit Europian, me të parin të mbajtur në vitin 1960, ndërkohë ai u shty për në verën e vitin 2021 pas shpërthimit të koronavirusit. Emri u kthye në çështje, ama UEFA ka vendosur të mbajë emrin e parë.