Gjysh Cjapi bishtin përpjet,
tek luante domino në qytet,
e palosi Kovid-19.
Me nxitim ngjitet Ketri,
drejt qiellit, te Shën Pjetri:
-Shënjtor, o im vëlla,
Gjysh Kasapi na la,
Parajsa një vend, a ka?
Shën Pjetri, si burrë i thekur,
e pyeti: – Nga se ka vdekur?
Gjegjet Ketri gjithë serbes:
– E mori gripi kinez!
Vrap Shën Pjetri, bëhet erë,
dhe online urdhrin nxjerr:
“Cjapi s’ka vend as në Ferr!”
———-
Kinse:… Për të gjithë ata që trimërohen para të padukshmit që po gllabëron jetët njerëzore pa mëshirë.
…dhe për ata që sot në dyqanin e bukës, nuk mbanin distancën që këshillojnë mjekët… që të mos ndodhë si “Cjapi” që thoshte ”mua s’ më kap”, por kur iu ngjit, s’ iu shqit… dhe as nëna dhia nuk e përcolli…Ruhuni, t’u ruajë zoti!/Konica.al
Nga: Kozma Gjini