MENU
klinika

Versioni i ri

Viber bën atë që kemi pritur prej vitesh nga WhatsApp

24.04.2020 - 16:26

Versionet beta të WhatsApp kanë zbuluar prova se së shpejti do të pajiset me një opsion për vetëshkatërimin e mesazheve.

Por nëse jeni lodhur duke pritur, rivali i përjetshëm Viber ka lajme të mira. Opsioni për vetëshkatërrimin e mesazheve që ka qenë i disponueshëm vetëm në bisedat sekrete, tashmë është i disponueshëm për të gjitha llojet e bisedave.

Konkretisht ju mund të dërgoni një mesazh me një afat kohor të caktuar për vetëshkatërrimin. Kur afati të prekë zeron, mesazhi fshihet përgjithnjë.

Nuk janë vetëm mesazhet me tekst që i nënshtrohen kësaj procedure. Edhe fotot, videot dhe skedarët e tjerët mund të dërgohen për tu fshirë automatikisht.

Mënyrat e përdorimit? Viber jep shembullin e një karte krediti të cilën mund ta keni dërguar dikujt për të bërë një blerë online.

Për ta përdorur opsionin mjafton të klikoni ikonën në formën e orës në fund të bisedës dhe të zgjidhni se pas sa kohësh dëshironi të fshihet, pak sekonda, minuta, orë apo ditë.

Përveç opsionin për të fshirë automatikisht mesazhet, një njoftim do të dërgohet nga Viber tek dërguesi nëse marrësi i ka bërë screenshot mesazhit

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”