MENU
klinika

Tani sytë nga futbolli

Volejbolli italian mbyll gjithçka, shpall fituesit

07.04.2020 - 16:09

Përkeqësimi i situatës për shkak të koronavirusit ka detyruar drejtuesit e lartë të volejbollit në Itali të pezullojë përfundimisht kampionatin. Pas një takimi video-konference mes kreut të Superligës, Seria A2 dhe Seria A3, Bordi vendosi që të pranojë dëshirën e palëve dhe të shpall para kohe fituesin.

Në vendimin e bordit thuhet se kryesuesit aktual, Imoco Volley Conegliano shpallen kampion të Superligës së volejbollit në Itali për sezonin 2019-2020. Skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Europës do të bëhet sipas renditjes së 16 shkurtit, ndërsa nuk do të ketë rënie nga kategoria.

Në sezonin e ri, Superligës dhe Seria A1 do t’i shtohen edhe dy skuadrat që aktualisht zëve vendin e parë dhe të dytë një kategori më poshtë. E njëjta gjë vlen edhe për kampionatin e volejbollit për meshkuj.

Volejbolli bëhet kampionati i parë në Itali që pezullohet plotësisht para mbylljes së sezonit. Shifrat alarmante të të prekurve në Itali nga Covid-19 kanë vënë në pikëpyetje rinisjen e një sërë disiplinash në shtetin fqinj, ku ai që tërheq më shumë vëmendjen është futbolli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN