MENU
klinika

Kufizimi i "forward"

WhatsApp tregon suksesin e arritur për të luftuar dezinformimin

27.04.2020 - 16:50

Kufizimi i ridërgimit të mesazheve në WhatsApp njohur ndryshe edhe si metoda “forward” ka reduktuar dezinformimin në platformë me 70% bëri të ditur kompania.

Masat e reja u prezantuan në muajin Prill në përgjigje të përhapjes së informacioneve të rreme rreth koronavirusit. Ndryshime do të thoshte se përdoruesit nuk mund të ridërgonin një mesazh vetëm se tek një person dhe tek një grup nga 5 që kishte qenë më parë.

Kështu WhatsApp me sukses arriti të reduktonte përhapjen e mesazheve virale. Aplikacioni u kritikua shumë në rolin që luajti për përhapjen e informacioneve të rreme gjatë pandemisë. Grupet e WhatsApp mund të përmbajnë deri në 256 anëtarë.

Organizata lajmesh si dhe CNN raportuan muajin e kaluar se aplikacioni po përdorej për të shpërndarë informacione të rreme. Në 2018-ën aplikacioni filloi të etiketonte mesazhet e ridërguar në mënyrë që marrësi ta kuptojë se nuk vinte prej dërguesit.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”