MENU
klinika

"Shorts"

YouTube do të konkurrojë me TikTok

02.04.2020 - 17:07

TikTok është bërë shumë popullore gjatë këtyre viteve të fundit. Shumë YouTubers kanë kaluar në këtë platformë dhe sipas disa raportimeve, platforma duket se po kërkon t’i rimarrë ata sërish duke sjellë një rival të TikTok. Thuhet se YouTube po punon për një aplikacion të ri të quajtur Shorts për të konkurruar me TikTok.

Sipas raportit, Shorts nuk do të jetë një aplikacion më vete, por do të jetë pjesë e YouTube dhe do të tregojë video të shkurtra të përdoruesëve. Duke parë se YouTube ka shumë licensa muzikore, përdoruesit mund t’i përdorin këngët pa patur probleme me copyright. Kjo do t’i japë platformës një avantazh të madh në krahasim me TikTok.

TikTok u lançuar globalisht në 2018, duke i dhënë përdoruesëve mundësi të postonin video nga 3-60 sekonda. Që prej asaj kohe, aplikacioni u bë një sukses gjigand dhe kohët e fundit po e vëmë shumë re rritjen e tij. TikTok mbetet një prej aplikacioneve më të shkarkuara në App Store dhe Google Play Store, duke rikthyer kohët e vjetra të Vine.

Deri më tani, ende nuk dihet se si Shorts i YouTube do të funksionojë. Duke parë se YouTube ka sjellë më parë në platformën e saj Stories, nuk do të ishte çudi që Shorts të vinte në mënyrë të ngjashme në aplikacion.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”