11.04.2020 - 16:53
831 viktima të reja janë shënuar në Zvicër nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Tashmë vendi alpin është dhe pika e nxehtë e Europës Qëndrore teksa vendi fqinj i saj Austria mendon të dalë nga Lock- Down dhe lehtësohet nga masat.
Numri i viktimave në Zvicër dje ishte 805 kurse sot u rrit me 26 më shumë. Po ashtu edhe numri i të infektuarve është rritur nga 24 mijë e 308 dje në 24 mijë e 900 sot.