Janë të paktën 10 ish-boksierë të njohur i lëshojnë sfidën Mike Tyson. Pasi legjenda e boksit botëror deklaroi se po bëhet gati për t’u rikthyer në ring, shumë personazhe të njohur dhe ish-kampionë të boksit kërkojnë të ndeshen me një nga ish-boksierët më të mirë të botës.
Pas ish-lojtarit të regby Sonny Bill Williams dhe ish-kampionit të botës Evander Holyfield, që dolën publikisht në ditën e kaluara për një duel me Tyson, janë edhe 8 të tjerë që kërkojnë të ndeshen me legjendën.
Së fundmi është John Fury, babai i kampionit në fuqi Tyson Fury. 55-vjeçari i ka bërë thirrje publike Mike të hekurt, duke i thënë se jam gati të luftoj edhe sikur të vdes në ring. Por edhe një nga vëllezërit Klitschko është gati për një duel me Mike Tyson. Wladimiri ose Vitali, nuk ka rëndësi, mjafton që Tyson të pranojë të ndeshet me njërin prej vëllezërve ukrainas.
Gjithashtu, një tjetër rival i denjë është edhe David Haye. 39-vjeçari ka deklaruar se do të rikthehej në ring vetëm për dy kundërshtarë, për Anthony Joshua ose Mike Tyson. Dhe duket se tashmë rasti më i mirë. Listës së 10 kandidatëve për t’u ndeshur me Mike Tyson u shtohen edhe Paul Gallen me Barry Hall, të dy një ish-sportistë të regby. Danny Williams është një tjetër ish-boksier i ka lëshuar sfidë legjendës. Çdo ditë dalin kundërshtarë të rinj.
Dueli që pritet të bëjë Mike Tyson do të jetë me 4 raunde dhe për qëllime bamirësie. Sipas menaxherit të tij, mendohet që kjo sfidë të bëhet në fund të vitit dhe afërsisht të përfitohen rreth 20 milionë dollarë, pasi tashmë promovuesit kanë nisur të rrisin ofertat.