MENU
klinika

Projektohet dueli i boksit

1 milion dollarë që Tyson të ngjitet në ring

06.05.2020 - 14:08

Mike Tyson i është ofruar 1 milion dollarë që të dalin nga pensioni dhe të përballet me legjendën e ergbi Sonny Bill Williams. Ikona 53-vjeçare e boksit në peshat e rënda zbuloi kohët e fundit se dëshiron të rikthehet në ring për të dueluar me qëllim bamirësie. Për këtë, ai është stërvitur në tri javët e fundit nën kujdesit e instruktorit të MMA, Rafael Cordeiro.

Williams, gjithashtu një legjendë, por në sportin e regby, është në pension ashtu si Tyson. Ai ka provuar të boksojë, madje ka fituar shtatë  ndeshje, por nuk ka boksuar që nga viti 2015. Gjithsesi, neozelandezi është 34 vjeç dhe mund të vijë shumë shpejt në formë krahasuar me Tyson, pavarësisht se ish-kampioni i boksit ka reflekset. Trajneri i Tyson pohon se Mike do t’i duheshin 5 muaj për të ardhur në formën e duhur për një duel të vërtetë.

Promovuesi i njohur i boksit Brian Amatruda, me të dëgjuar se Tyson po bëhet gati për në ring, ka ofruar 1 milion dollarë për të organizuar ai sfidën dhe ku pjesën më të madhe të fitimeve do të ketë legjenda e boksit dhe ai t’i përdorë pastaj për qëllimet e veta bamirëse, ku kryesorja është ndihma që kërkon t’u japë familjarëve që kanë humbur të dashurit nga problemet me drogën dhe personave që ende kanë probleme me drogën dhe alkoolin.

Idea e parë është që ky duel të zhvillohet në Melbourne Arena të Australisë, ku do të merrnim pjesë mbi 10 mijë persona, por nuk do të ishte çudi që të shkonin edhe më shumë. Tyson nuk bokson që nga viti 2006 dhe i duhet disa kohë të vijë në formë për t’u ngjitur në ring.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i legjendës së boksit

Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson

Luftëtari rus mund të pezullohet

Mike Tyson: Khabib, më i çmendur se unë