MENU
klinika

Ditën kur vendosi për lehtësime

13 raste të reja me koronavirus në Kosovë

31.05.2020 - 21:14

Plus 13 raste të reja Kosovë, në ditën kur u vendos për hapje të plotë

IKSHPK në Kosovë ka konfirmuar edhe 13 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ndërkohë 2 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste, 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës mori sot vendim për hapje të kufijve, çerdheve, kafeneve dhe disa lehtësime të tjera që do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.