MENU
klinika

Futbollistja jep pagën e vet

15-vjeçarja e Kombëtares ndihmon 3 familje

12.05.2020 - 12:11

Delma Muça, futbolliste e KF Teuta dhe njëherazi pjesëtare e kombëtares U-17, falë paketës financiare të ndihmës që akordoi FSHF në këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga pandemia COVID-19, bëri një zgjedhje frymëzuese, duke ndihmuar 3 familje në nevojë me disa pako ushqimore për të lehtësuar sado pak vështirësitë në të cilat gjenden.

“Përshëndetje, unë jam Delma Muça, një vajzë 15-vjecare nga qyteza e Vorës, jam futbolliste e Teutës dhe kombëtares së U-17. Në këto kohë të vështira që po kalojmë nga pandemia, Federata Shqiptare e Futbollit na dha një pagesë prej 30 mijë lekësh të reja dhe unë vendosa që këtë bonus ta dhuroj për familjet në nevojë.

Këtë nismë sigurisht e mora falë mbështetjes së FSHF dhe Presidentit të saj Armand Duka dhe gjithashtu familjes sime që më përkrahu në këtë nismë. I ftoj të gjithë, që të bëjnë bamirësi, pasi jemi edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, secili prej nesh, sipas mundësive mund të bëjë dikë të lumtur” – tha Delma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF sqaron paketën e ndihmës

Duka: Do marrim kredi për futbollin shqiptar