MENU
klinika

Pandemia Koronavirus

A do të ketë më të njëjtin shkëlqim tapeti i kuq i Hollywood?

30.05.2020 - 15:16

Mund të ketë kaluar një kohë e gjatë derisa të shfaqet sërish tapeti i kuq i Hollywood dhe pyetjet e zakonshme të reporterëve, “Çfarë keni veshur këtë mbrëmje?” Tapeti i kuq është pjesa më jetike e premierave të filmave dhe ceremonive të çmimeve, vendi i gumëzhimave të aktorëve, fustaneve të mahnitshme dhe brohorimave të fansave.

Por ndërsa Hollywood-i përballet me pandeminë koronavirus, tapetet e kuq të së ardhmes së afërt do të duken shumë ndryshe , gjithmonë nëse ato do të shtrohen. Të mbushur me fotografë, yje të ndryshëm, publicistë dhe fansa që qëndrojnë në radhë për një selfie, tapetet e kuq janë një nga element thelbësor në makinerinë e publicitetit për Hollywood-in. Por, aq sa e bukur është për t’u parë aq edhe e vështirë është për të menaxhuar situatën në epokën e distancimit social.

“Gjithsekush kërkon me dëshpërim rikthimin në normalitet, ku bëhemi bashkë krah njëri tjetrit”, u shpreh një publicist Hollywood-i, i cili preferoi të mos identifikohej. “Unë nuk e shoh normalitetin të kthehet plotësisht derisa të kemi një lloj vaksine. Kush e di kur njerëzit do të kenë guximin të përfshihen në ndërveprime fizike, të mos flasim për udhëtime në vende të ndryshme”, thotë publicisti. Një sprovë e madhe do të jetë në korrik, kur trilleri i ChristopherNolan “Tenet” për AT&T Warner Bros. dhe filmi aksion “Mulan” i Walt Disney Co do t’i prezantohen publikut si filmat e parë të mëdhenj që shfaqen në kinematë botërore të mbyllura prej muajsh në mbarë botën për shkak të koronavirus. Dhjetëra xhirime ndërkohë janë shtyrë për fundin e vitit 2020 apo nëvitin 2021. Nuk ka ende asnjë reklamë nga Warner Bros dhe Disney për të dy filmat, madje as nga organizatorët e Emmy Awards, e cilat do të zhvillohet në Los Anxhelos në shtator.

Planifikuesit e eventeve në Los Anxhelos, “15 | 40Productions”, të cilët kanë realizuar më shumë se 200 premiera në Hollywood, janë duke u konsultuar me disa studio për planet e tyre ndërsa tashmë duhet të mendojnë edhe për distancimin shoqëror. “Ne morëm tapetin e kuq dhe tani duhet të rishohim sesi do të funksionojë post-karantina e si t’i mbajmë njerëzit larg njëri-tjetrit”. Ekipet televizive dhe fotografët, të cilët zakonisht shtyhen për pak hapësirë, do të ndahen nga xhama pleksiglasi, ndërkohë që njerëzit do të mbajnë distancë të paktën 2 metra larg aktorëve.

Yjet e kinematografisë do të komunikojnë me fansat përmes ekraneve gjigande LED. Të pasurit fansa në mënyrë virtuale është diçka e fituar për të ardhmen nga kjo situatë. Është si të kemi gjetur një vaksinë”. Kjo do të thotë ulje e madhe e të pranishmëve dhe shtim i madh i maskave. “Nuk e di se si do të duket një aktore e nominuar për një çmim Emmy duke ecur në tapetin e kuq e veshur me maskë”, tha gazetari i “Hollywood Reporter” Chris Gardner. “Unë mendoj se disa njerëz vetëm, mbase fotografë apo gazetarë do tu duhet të bëjnë pyetje përmes maskave”.

“Nuk e di. Nuk e di se ç’do të ndodhë. Është gjithmonë diçka special të vishesh dhe të shkosh në premierë. Kjo është me të vërtet ana joshëse e një industrie si Hollywood. Mendoj se shumë shpejt do ti rikthehemi normalitetit”, thotë aktorja Dakota Johnson.

E panjohura më e madhe është nëse do të jenë prezentë të gjithë yjet apo jo. Mike Zimet, kompania e sigurisë e të cilit i shërben aktorëve Alec Baldwin dhe Lin-Manuel Miranda, thotë se nevojiten masa mbrojtëse tepër rigoroze. “Të paktën një person i famshëm të cilin e kam marrë në mbrojtje, ka qëndruar gjatë gjithë kohës larg gjithçkaje. Është një kombinim i mbrojtjes, sërish nga terrorizmi. Nga personat që shkaktojnë rrëmuja, personat e bezdisshëm, shtojmë tani dhe ingredientin që quhet Covid-19. Nuk që tapeti i të kuq të shtrohet në Nju Jork përpara vjeshtës, ose ndoshta deri në dimër”. Sipas Zimet, yjet duhet të vendosin çfarë është më e rëndësishme shëndeti i tyre, i familjes apo spektakli.

Ndërkohë, publicistët nuk e kanë ndalur kreativitetin e tyre me premierat virtuale dhe intervistat në të cilat aktorët shfaqen në Zoom ose Skype nga shtëpitë e tyre. Është diçka e mirë për filmat me buxhet të vogël, që ulin kështu kostot e udhëtimit dhe lejojnë aktorët të jenë më të qetë. “Ata nuk janë në një karrige të pakëndshme me dritat përreth tyre. Është më shumë si një bisedë me një mik të ri që sapo janë takuar nga kompjuteri i tyre”, tha një publicist që ka organizuar disa ngjarje virtuale.

Gjithsesi e gjitha kjo është shumë larg nga emocionit që shfaqet në një tapet të kuq. “Kjo premierë virtuale është mjaft, mjaft e çuditshme”, tha aktori britanik Kristin Scott Thomas në Zoom nga një divan në shtëpi, duke promovuar filmin e saj “Gratë Ushtarake”. “Është po aq e frikshme, por thjesht një ferr shumë më i rehatshëm sepse je duke veshur fustanin tënd”, thotë Kristin Scott Thomas.