Përveç ekranit, Arbana Osmani ka treguar gjithmonë se ka një pasionin të veçantë për gatimin. Moderatorja ndan shpesh në rrjetet sociale receta të shijshme dhe në këto ditë karantine të shumtë janë edhe ata që po i gatuajnë në shtëpitë e tyre.
Por, ditën e sotme ajo ka zgjedhur që të lërë rrjetet sociale dhe të dalë në terren për të bërë një gjest të veçantë për stafin e mjekëve të Spitalit Infektiv. Në shenjë respekti ajo u ka gatuar 100 tiramisu dhe ua ka çuar teksa ata ndodhen në punë duke u kujdesur për të infektuarit.
“Kënaqësi e veçantë për mua të gatuaja 100 Tiramisu surprizë për ekipin mjekësor te Spitalit Infektiv në QSUT, dhe t’jua servirja sot në pushimin e drekës në oborr. Faleminderit pafund për sakrificën tuaj”, shkruan moderatorja në postimin e saj ku tregon edhe momentin kur ka shkuar pranë mjekëve.
Kujtojmë se në 16 maj, moderatorja do të rikthehet në ekran për të vazhduar emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.
Ai u ndërpre për shkak të pandemisë për më shumë se 1 muaj dhe mezi po presim ta shohim sërish.