MENU
klinika

"Harresa" solli mëngjesin e sotëm...

Ardit Gjebrea reagon pas shembjes së Teatrit Kombëtar

17.05.2020 - 15:47

       Ardit Gjebrea e ka nisur programin “E diela Shqiptare”, me një reflektim në lidhje me atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur Teatrit Kombëtar iu sulën fadromat për ta shembur.

Sipas tij, shembja e vërtetë e teatrit ka ndodhur para shumë kohësh, që kur artistët dhe kultura janë lënë pas dore për breza me radhë dhe askush s’ka ngritur zërin për ta ndryshuar këtë.

“Sot dita nisi papritmas me një ngjarje kulturore, që do thoja është edhe politike. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb, por shembja e vërtetë është mungesa e kujdesit prej shumë vitesh për komunitetin që ka mbajtur gjallë breza të tërë.

Për atë komunitet që ka fituar duartrokitjen, nderim, respekt, por që pas viteve të demokracisë nuk pati kujdesin e një strategjie që të ecte paralel me zhvillimin e biznesit, të ekonomisë dhe të lulëzonte siç artistët vërtetë meritojnë. Harresa ose lënia pas dore sot solli mëngjesin e sotëm… Është shumë vonë, nuk e mbrojtët dot godinën sepse nuk keni mbrojtur artistët që e kanë mbajtur këtë godinë prej kohësh. Dikur zgërdhinit dhëmbët kur kryeministri i sotëm bënte batuta për Violeta Manushin, që ishte njësoj sikur të shpotitje një brez që i ka dhënë vlerë mureve që u shembën sot. Kush ka më shumë rëndësi? Muret apo njerëzit? Kush i jep vlerë institucionit?

E nëse nuk je kujdesur për ta, e nëse nuk ulërin dhe të vritesh për artistët, është shumë pak sot të mbrosh pasojën e veprën që mban emrin artist teatri. Duhet që politikanët të ndërtojnë një politikë të caktuar për teatrin, të gjithë bashkë, që do të thotë për artistët e teatrit. Duhet që ne të mbushim sallat që ata të marrin frutin e djersës së tyre.”- përfundon, Gjebrea.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërthen Liçaj: Nën rrënoja edhe kufomat e...

“Bashkë me teatrin, vdiq dhe një pjesë e imja”


Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024

Puna dhe veprat që ai i la pas shoqërisë shqiptare

37 vite nga ikja e Lasgush Poradecit!