MENU
klinika

Reagimi pas akuzave të Pompeos

“Armikja e Amerikës nuk është Kina, është…”

07.05.2020 - 16:28

Kina thotë se mbështet përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetit për të hetuar origjinën e pandemisë COVID-19 dhe kundërshton përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera për të politizuar çështjen dhe për të sulmuar Pekinin.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze, Hua Chunying, kur u pyet në lidhje me komentet e Presidentit amerikan Donald Trump që krahason shpërthimin me Pearl Harbour dhe sulmet e 11 shtatorit, tha se armiku me të cilin përballeshin Shtetet e Bashkuara ishte koronavirusi dhe jo Kina.

SHBA vazhdon t’i bëjë presion Kinës për të zbuluar detaje në lidhje me origjinën e shpërthimit të COVID-19, përfshirë pacientin zero, dhe tregon Australinë si një nga shumë kombet që “e kuptojnë rrezikun e të bërit biznes me Partinë Komuniste Kineze” .

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se kishin kaluar 128 ditë që kur Dr Ai Fen, drejtor i njësisë urgjente të Spitalit Qendror Wuhan të Kinës, shpërndau informacione në internet në lidhje me një pacient me një virus të ngjashëm me SARS.

Ai tha se nëse Kina do të kishte qenë transparente, mund të ishin shmngur humbjet e qindra mijëra jetëve dhe ekonomia botërore do të ishte prekur më pak.

“Kina ende po refuzon të ndajë me të tjerët informacionet që na duhen për t’i mbajtur njerëzit të sigurt, siç janë izolimet virale, ekzemplarët klinikë dhe detajet në lidhje me shumë pacientë të COVID-19 në dhjetor 2019, për të mos përmendur ‘pacientin zero”, tha Pompeo.

President Donald Trump speaks about the coronavirus in the James Brady Press Briefing Room of the White House, Wednesday, April 8, 2020, in Washington, as Secretary of State Mike Pompeo and Vice President Mike Pence listen. (AP Photo/Alex Brandon)

Donald Trump po fajëson Kinën për pandeminë koronavirus, e cila ka vrarë më shumë njerëz në Amerikë se çdo vend tjetër. Ai tha se SHBA kanë nevojë për partnerë të besueshëm të gatshëm për të shkëmbyer të dhëna në një kohë të duhur.

Ai foli edhe për thirrjen e kryeministrit Australian Scott Morrison për një hetim të pavarur mbi origjinën e shpërthimit.

“Si rezultat i zgjedhjeve të Kinës, vendet kanë filluar të kuptojnë rrezikun e të bërit biznes me Partinë Komuniste Kineze dhe të ndërmarrin veprime për të mbrojtur njerëzit e tyre,” tha Pompeo.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Associated Press/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasje deklaratash për origjinën e COVID 19

“Koronavirusi u prodhua në Kinë!?” OBSH: SHBA të publikojë provat!