MENU
klinika

“Opera me pizhama”

Artistët ju presin online!

14.05.2020 - 17:13

        Mbrëmjen e sotme, një grupim të ri iniciativash të disa prej solistëve dhe instrumentistëve të TKOB-së,  prezanton “Opera me pizhama”,  një tjetër performancë shpirti.

“Performance Soul”, prej perëndimit të diellit të Leonard Dedës e Zef Lekajt, te këngët e rinisë së Agim Krajkës e Zhuljana Jorganxhisë; nga vitet 1900 me “Intermezzo”-n e Manuel Ponce, tek jazz-i i viteve ‘30 me “Dream a little dream of me” (më shumë se 60 versione në të gjithë botën) apo tek paso doble e operas me tre akte “El gato montes” (Macja e egër).

Izolimi në shtëpi dhe iniciativat artistike nga shtëpia, kanë nxitur instrumentistët të gjejnë, krijojnë dhe interpretojnë në mënyrë të veçantë dhe alternative, ndryshe nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku publiku është mësuar gjithmonë t’i identifikojë me muzikën klasike.

“Performance Soul”, sonte mbrëma, ora 20:30, në kanalin e TKOB-së në Youtube dhe livestream në faqen e TKOB-së në facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra prekëse, një natë para se ta vrisnin komunistët

‘1 ledhatim dhe 10 fshikullime, mësohu me jetën’

Rekord biletash të shitura

“Carmen” shkon në Korçë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit