MENU
klinika

I plagosuri ndërroi jetë në spital

Atenatat me armë zjarri në Kurbin, 2 viktima

31.05.2020 - 07:45

Rritet bilanci i viktimave nga atentati i ndodhur mbrëmë vonë në Kurbin.

Burime policore bëjnë me dije se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm edhe i plagosuri, Paulin Gjergji, 53-vjec.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në sheshin e një hoteli në qytet, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj disa personave, duke vrarë njërin dhe plagosur dy të tjerë.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Bujar Lika, ndërsa i plagosuri mbeti Paulin Gjergji, i cili humbi jetën sot në spital.

Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe një i ri 21 vjecar me inicialet K.L. Një grup hetimor është në vendngjarje.