MENU
klinika

“Larg duart nga Sineci”

Banorët e fshatit Lumas sërish në protestë kundër ujësjellësit të ri

30.05.2020 - 12:45

Banorët e fshatit Lumas në rrethin e Kuçovës kanë dalë edhe sot në protestë. Ata janë mbledhur në qendër të fshatit dhe kanë protestuar kundër marrjes së ujit të burimit të Sinecit për një projekt të bashkisë Kuçovë, që pretendon të ndërtojë një ujësjellës që do të furnizojnë disa fshatra në rrethin e Kuçovës.

Banorët shprehen se nuk do të lejojnë askënd të shfrytëzojë të vetmin burim natyror që ata kanë dhe që prej shekujsh e kanë përdorur për nevojat e tyre familjare për të vaditur tokat bujqësore dhe për të pirë ujë kafshët. Sipas banorëve, devijimi i ujit të burimit të Sinecit do të lërë banorët pa ujë dhe do të thajë tërësisht tokat bujqësore. Banorët i kanë bërë thirrje pushtetarëve, vendor e qendror, që ti mbajnë larg duart nga burimi i Sinecit.

Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili ka deklaruar se do t’i mbështesë banorët në këtë kauzë për të mos lejuar shfrytëzimin e burimit natyror të Sinecit. Guri ka deklaruar se do të grumbullohen të gjitha firmat e banorëve për të kërkuar shpalljen e këtij burimi si pasuri natyrore.

Në lidhje me këto protesta, bashkia e Kuçovës deklaron se është menduar që në këtë zonë të ndërtohet një ujësjellës që do të furnizojë 5 fshatra të kësaj bashkie, por ky projekt është ende në fazën e projektimit. Uji i burimit të Sinecit përdoret si ujë komunal për 4 fshatra të komunës së Lumasit dhe me këtë burim vaditen 150 ha tokë bujqësore.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall