MENU
klinika

Malaga i publikon videon

Bare kërcen shqiptarçe në fushën e stërvitjes

19.05.2020 - 16:43

Rikthimi në stërvitje ka kthyer harenë te Keidi Bare. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka zbritur në fushën stërvitore të Malaga pas më shumë se dy muajsh dhe kjo duket se është pritur mjaft mirë prej tij. Këtë e tregon ky veprim i 22-vjeçarit që e ndjen kaq shumë muzikën në sfond, sa nis të kërcejë.

 

View this post on Instagram

 

Cuando pasas de fase y sabes que mañana vas a poder tocar balón con varios de tus compañeros ?? . #VolverEsGanar

A post shared by Málaga CF (@malagacf) on

Lëvizjet e sinkronizuara të fierakut të krijojnë idenë se po i mungojnë vallet popullore shqiptare. Keidi Bare e ka shumë të mirë kontaktin me kameran. Madje, futbollisti kuqezi nuk e ka fshehur admirimin për të, ku në disa momente ka zënë vendin e operatorit zyrtar të klubit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN