MENU
klinika

Sipas revistës “Forbes”

Federer zbret nga froni Messin, sportistët më të paguar

30.05.2020 - 17:41

Kriza e pandemisë ka zbritur në vend të dytë Lionel Messin sa u përket sportistëve më të paguar në botë, kjo sipas revistës prestigjioze “Forbes”, që ka përditësuar listën e saj të sportistëve më të paguar në vitin 2020.

Leo Messi humbet numrin një në këtë renditje, duke zbritur i treti, sepse është tejkaluar nga Roger Federer dhe Cristiano Ronaldo në këtë podium të veçantë. Më poshtë po ju njohim me 20 sportistët më të paguar në botë për këtë vit kalendarik, bashkë me shumat përkatëse që fusin në xhep.

Sic shihet, përpos numrit një, të tjerët janë nga bota e futbollit, boksit, NBA dhe NFL. Tenisi dhe Formula 1 përfaqësohen me vetëm nga 1 sportist, ndërsa mungojnë sportet e tjera si volejboll, atletika, Moto GP, ciklizëm e të tjera.

RENDITJA E “FORBES”

1.Roger Federer (tenis) – 106.3 milionë dollarë

2.Cristiano Ronaldo (futboll) – 105 milionë

3.Lionel Messi (futboll) – 104 milionë

4.Neymar (futboll) – 95.5 milionë

5.Lebron James (basketboll) – 88.2 milionë

6.Stephen Curry (basketboll) – 63.9 milionë

7.Kevin Durant (basketboll) – 63.9 milionë

8.Tiger Woods (golf) – 62.3 milionë

9.Kirk Cousins (NFL) – 60.5 milionë

10.Carson Wentz (NFL) – 59.1 milionë

11.Tyson Fury (boks) – 57 milionë

12.Russell Westbrook (basketboll) – 57 milionë

13.Lewis Hamilton (Formula 1) – 54 milionë

14.Rory McIlroy (golf) – 52 milionë

15.Jared Goff (NFL) – 49 milionë

16.Conor McGregor (UFC) – 48 milionë

17.James Harden (basketboll) – 47.8 milionë

18.Giannis Antetokounmpo (basketboll) – 47.6 milionë

19.Anthony Joshua (boks) – 47 milionë

20.Deontay Wilder (boks) – 46.5 milionë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë si “pantera e zezë”

Një vit pa luajtur, por më e paguara në botë