MENU
klinika

Investimi i ri për fermerët e rajonit të jugut

Fier/ Treg me standarde dhe shërbim thertoreje

12.05.2020 - 10:18

Së shpejti Fieri do të ketë një treg të ri me standarde për tregtimin e gjësë së gjallë, i cili do t’i shërbejë të gjithë fermerëve të rajonit të jugut.

Punimet në tregun e kafshëve të gjalla në Fier po përparojnë, duke shkuar drejt finalizimit.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi u shpreh sot se “shumë pak duhet për ta bërë këtë treg funksional dhe një nga më të frekuentuarit në vend, i cili do të rregullojë përfundimisht shitjen e kafshëve të gjalla jo vetëm në Fier, por në të gjithë qarkun”.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë me projektin TAP, sot kemi një treg me kushte e standarde bashkëkohore, me kapacitet rreth 3 mijë krerë dhe me një thertore për raste emergjente”, tha Subashi.

Përveç kësaj, ai theksoi se “është një vend ideal për organizimin e panaireve të ndryshme”.

Projekt-studimi i fizibilitetit është përgatitur nga USAID (CoPlan), kurse ndërtimi i tregut është një bashkëfinancim i TAP dhe bashkisë Fier në vlerën prej rreth 320 mijë euro.

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet