MENU
klinika

"Jam lodhur me deklarata të tilla hipokrite..."

Foli kundër prekjes së kufijve/ Daçiç i ashpër me Pendarovskin

20.05.2020 - 10:48

Pas presidentit, Aleksander Vuçiç dhe ministrit të mbrojtjes Aleksander Vulin, për deklaratën e presidentit të Maqedonisë, Stevo Pendarovski, të dhënë për Gazetën Express rreth idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se është lodhur me deklarata të tilla dhe e ka cilësuar si hipokrit qëndrimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut kundër korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Jam lodhur me deklarata të tilla hipokrite ku dikush merret me shtëpinë e tjetrit dhe thotë që situata është kjo dhe se nuk ka ndryshime të mëtejshme”, ka thënë Daçiç, transmeton Gazeta Express.

Sipas kreut të diplomacisë serbe, parimi i paprekshmërisë së kufijve është shkelur kur Maqedonia e Veriut ka vendosur ta njihte Kosovën si shtete të pavarur dhe Sovran.

“Parimi i paprekshmërisë së kufijve u shkel kur u njoh Kosova. Ata (maqedonasit) duhet ta kishin menduar për një gjë të tillë para se të njihej Kosova”, ka shtuar tutje Daçiç.

Tutje Daçiç ka thënë se pajtohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut që ndryshimi i kufijve nuk është gjithmonë një zgjidhje ideale, derisa me ironi ka pyetur se për cilën periudhë po flet Pendarovski dhe nëse ka menduar për kufijtë e shtetit të tij apo të Serbisë.

Në këtë intervistë për “Sputnik”, Daçiç ka folur edhe për gatishmërinë e Rusisë për përfshirje në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai thotë se një gjë e tillë do të ishte e mundur vetëm nëse ka pajtim të të gjitha palëve të përfshira në dialog dhe se deri tani nuk ka ndonjë sinjal që mund të ketë ndonjë shtim të palëve në dialog.

“Përfshirja e Rusisë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës është e mundur vetëm nëse të gjithë pranojnë zgjerimin e formatit të negociatave”, ka shtuar krye diplomati serb.

Ai ka thënë se formati aktual është vetëm BE-ja bashkë me Prishtnën dhe Beogradin, ndërkohë potencon se involvimi i SHBA’së me Richard Grenell apo i Angela Merkelit dhe Macronit është një nixtje shtesë për dialogun./GazetaExpress/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN