MENU
klinika

Dy gara në një pistë?

Formula 1 humb 207 mln dollarë në 3 muaj

11.05.2020 - 12:22

Formula 1 nuk ka zhvilluar ende asnjë garë për këtë sezon dhe kjo ka bërë që në total të humbasin 207 milionë dollarë. Drejtuesit e “Liberty Media” që kontrollojnë Formula 1, raportojnë se kanë arkëtuar vetëm 39 milionë dollarë kundrejt 246 milionë dollarëve që duheshin marrë në tremujorin e parë. Një humbje kolosale që shkon në 84%.

Kjo humbje pritet të thellohet akoma më shumë në tremujorin e dytë, pasi deri në korrik nuk ka ende një garë e programuar për t’u zhvilluar, teksa 10 në total ose janë anuluar ose janë shtyrë. Pandemia botërore e Koronavirusit po shkakton një dëm të madh financiar edhe në Formula 1.

Megjithatë, Chase Carey, president dhe njëkohësisht administrator i deleguar i shoqërisë që kontrollon F1, nuk dorëzohet dhe kërkon që sezonit të ri t’i jepet jetë me çdo kusht këtë verë, madje është hedhur hipoteza që garat mund të vijojnë edhe në muajt e parë të vitit 2021, në mënyrë që të minimizohen sa më shumë dëmet.

Kampionati pritet të startojë në më pak se dy muaj në Austri, ku do të mbahen dy gara të njëpasnjëshme në Red Bull Ring, në datat 5 dhe 12 korrik. E njëjta gjë është propozuar edhe për garën e Silverstone në Angli, ku në fundin e korrikut të zhvillohen dy gara rresht. Këto evente, ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e sezonit, është thuajse e sigurt që do të jenë me dyer të mbyllura për publikun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN