MENU
klinika

Nuk do të harrohet kurrë nga të varfrit!

Gjesti i madh i kosovarit para se të vdiste nga koronavirusi

26.05.2020 - 07:25

Kosovari që vdiq nga koronavirusi u siguroi familjeve të varfra pakistaneze ujë të pijshëm. Myshyr Shabani, bashkatdhetari nga Gjilani, i cili vdiq në kohë pandemie në Gjermani, ka qenë bamirës i madh.

Humanizmi i tij kishte mbërritur edhe në Pakistan kur nga pasuria e tij që e kishte fituar në Gjermani, e ka hapur një pus, duku u siguruar ujë të pijshëm disa familjeve të varfra atje. Myshyr Shabani vdiq më 6 maj, por projekti i tij i bamirësisë përfundoi sot.

Enkas për Mediafokus.info, familja e Myshyrit i ka dërguar fotot dhe videon e përfundimit të këtij projekti. Pusi që rrjedh ujë të pijshëm është emërtuar me emrin e Myshyr Shabanit. Ky nuk është rasti i vetëm prej humanisti nga Myshyri.

Mediafokus.info merr vesh se i ndjeri u kishte ndihmuar, po ashtu, edhe gjashtë familjeve shqiptare për t’ua rregulluar dokumentacionin e lejeqëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman. Përndryshe, Myshyr Shabani kishte emigruar në Gjermani në vitet 90-ta, ndërkaq e ka bërë punën e floktarit.