Versioni më i fundit i aplikacionit Google Messages sinjalizon se po shkon në drejtim të enkriptimit fundor sipas 9to5Google.
Ky enkriptim fundor do të aplikohet për mesazhet RCS ose siç njihen ndryshe “Rich Communication Services”. Mesazhet RCS shihen si pasardhësit e SMS dhe bëjnë thuajse çdo gjë që bëjnë aplikacionet e tjera të komunikimit si WhatsApp, Viber, iMessages, Signal dhe Telegram por pa enkriptimin fundor.
Adoptimi i këtij formati ka qenë një lëmsh i madh por operatorët kryesor celularë në SHBA vitin e kalur filluan të ofronin RCS. Në 2018-ën Google bëri publike planet për të ofruar RCS si platforma kryesor e komunikimit në Android.
Ndërsa versioni 6.2 i Google Messages sinjalizon enkriptimin fundor. Një javë më parë Google Messages filloi lançimin e RCS në disa vende të botës si Italia, Spanja, Polonia, Argjentina dhe Turqia ndërsa në Mars ishte ofruar për Britaninë, Francën dhe Meksikën.