MENU
klinika

Ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë!

Greqia shkundet sërish nga 2 tërmete të fortë të njëpasnjëshëm

03.05.2020 - 09:25

Tërmeti i fortë me magnitudë 6 të shkallës richter është shoqëruar me pasgoditje të tjera, që kanë vazhduar nga mbrëmja e djeshme dhe deri në mëngjes.

Lëkundjet e forta të tërmetit kanë shkaktuar dhe një mini-tsunami në ishullin Gaidouronisi dhe në portin Arvi. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tij ishte 63 km në jug të ishullit dhe me thellësi 9.1 km.

Mediat greke citojnë gjeologun Charalambos Fasoulas, i cili ka thënë se megjithë intensitetin e madh të dridhjes sizmike, tërmeti nuk u ndje në gjithë Kretën për shkak të distancës së gjatë nga ishulli. Fasoulas ka sqaruar se tërmeti ishte në pllakën afrikane, në sedimente që mbulojnë dhe Mesdheun.

Ditën e sotme brenda 1 ore Kreta u godit nga dy tërmete të tjerë, njëri me magnitudë 4.9 i shkallës richter rreth orës 6 të mëngjesit dhe tjetri me magnitudë 4.4 richter, para 30 minutash.

Fatmirësisht autoritetet nuk kanë raportuar viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale.