MENU
klinika

Një "garë e re armatimi"

“Hakimi” i trurit është sfida më e madhe e shekullit për njerëzimin

27.05.2020 - 16:01

Bëhet fjalë për një armatim teknologjik që sipas një prej historianëve më më zë të botës Yuval Noah Harari do të përdoret për një konfrontim jo fizik por në brenda mendjeve tona.

Bota i ka hyrë një gare të re armatimi por jo siç e kemi menduar ne. Bëhet fjalë për një armatim teknologjik që sipas një prej historianëve më më zë të botës Yuval Noah Harari do të përdoret për një konfrontim jo fizik por në brenda mendjeve tona.

Në Forumin Ekonomik Botëror në fillim të vitit ai kishte parashikuar një të ardhme të qeveritë dhe korporatat do të grumbullojnë aq shumë të dhëna rreth qytetarëve dhe botës që i rrethon të cilat të komibinuara së bashku me fuqinë dhe avancimet kompjuterike do tu bëjë atyre të mundur të parashikojnë plotësisht e deri të manipulojnë vendimet tona.

Këtë Harari e quajti në Davos një koncept i “hakimit të trurit.” Imagjinoni sikur pas 20 vitesh dikush në Uashington, Pekin apo San Francisko të kishte çdo informacion personal, mjekësor, seksual të çdo gazetari, gjykatësi apo politikani në Brazil thoshte Harari.

Sipas tij me këto të dhëna mund të kontroll një vend deri në një pikë sa të vësh në pikëpyetje pavarësinë e tij. Panoramën e zymtë të së ardhmes ai e pikturon vetëm ca dekada larg ku kompanitë teknologjike dhe qeveritë do të dinë çdo gjë thuajse për gjendjen shëndetësore e jetën personale të njerëzve.

Në një farë mënyrë ata do të na njihnin më mirë sesa njohim ne veten. Sipas Harari gara e armatimit teknologjik do të përcaktojë të ardhmen e njerëzimit dhe pavarësisht sesa pesimiste ishin qëndrimet e tij ai e mbylli me një këndvështrim pozitiv.

Shumë mjete mbikëqyrëse po ndërtohen në botë por disa prej nesh mund të zgjedhin të ndërtojë teknologjinë e kundërt të saj. Në vend që të ndërtohen teknologji për të gjurmuar qytetarët, mund të kemi një teknologji ku qytetarët kërkojnë më shumë llogaridhënie nga një qeveri apo korporatë. Ose të krijohet një antivirus “truri” i cili kupton kur po manipulohemi. Nëse jeni inxhinier ndërtoni mjete të inteligjencës artificiale që ekspozojnë korrupsionin e qeverive. E lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet. /PCWorld Albanian

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”