MENU
klinika

Rreth 15 liqene akullnajore

Hinking në Valamarë, zona e paeksploruar në juglindje

31.05.2020 - 14:28

Valamara është një zonë turistike në juglindje të vendit, e cila shfaqet këtë verë si një destinacion turistik ende i pazbuluar. Zona, ku ndodhen edhe 15 liqene akullnajore ofron edhe mundësinë e hinking.

Në një kohë kur të gjithë janë duke menduar se ku do ti kalojnë pushimet këtë vit për shkak të pasojave që solli pandemia e Covid 19, është koha që secili prej nesh të hedhë sytë nga turizmi vendas.

Shqipëria ka fatin që të ketë gati të gjitha llojet e turizmit, ndaj kjo verë duket se do të sjellë mundësinë për të zbuluar zonat e pa shkelura të Shqipërisë me histori, kulturë dhe mbi të gjitha me natyrë të veçantë.

Një e tillë është Valamara. Ky mal i cili ndodhet në lartësinë 2373 m mbi nivelin e detit është një nga zonat me potencial të madh turistik ku bashkohen në një pikë të vetme Maliqi, Pogradeci dhe Gramshi.

kolana e librave

Valamara po zhvillon pak nga pak hinking, sepse atje ka shumëçka për të parë dhe shkelur.

Në zonë do të gjeni mbi 15 liqene akullnakjore shumëvjeçarë me një pamje fantastike, ashti siç do të gjeni bimësi 300-400 vjeçare e familjes së halorëve që është Robulli.

Valamara është një sfidë për këdo që do të dojë ta prekë dhe vizitojë, 2 orë me automjet dhe më pas 4 orë hiking për të arritur deri në destinacion, ndërsa adrenalina shoqëron çdo hap.

E vetmja gjë e cila mungon në këtë zonë është që pushtetet vendore të investojnë sinjalistikë dhe zona të përfshihet në guidat kombëtare turistike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kreu i KLP-së zbarkon në Korçë dhe Pogradec

Ibrahimi ‘kokë më kokë’ me drejtueset e prokurorisë

Ja sa persona kanë rezultuar pozitivë me Covid!

Dalin përgjigjet për 15 tamponë në Pogradec

Zbulohet një vatër e re në zonat rurale

Pogradec/ Shkon në 9 numri i të infektuarve