“Për sa i përket shëndetit tim jam mirë, me të njëjtat shqetësime të vogla që çdokush mund të ketë,” tha ajo në video e cila u regjistrua të hënën.
Zonja Branyas u shërua pas një rasti të butë të Covid-19. Beteja e saj filloi menjëherë pasi familja e saj e vizitoi atë në 4 mars për të festuar ditëlindjen e 113-të. Familja nuk ka qenë në gjendje ta vizitojë personalisht që atëherë.
Branyas lindi në San Francisko në Shtetet e Bashkuara, ku babai i saj punonte si gazetar, raporton agjensia e lajmeve AFP. Gjatë jetës së saj të gjatë, ajo ka mbijetuar në dy luftëra botërore, si dhe në pandeminë e gripit të vitit 1918, e cila vrau më shumë se 50 milion njerëz në mbarë botën.
Edhe pse Branyas u shërua nga koronavirusi, dy banorë të së njëjtës shtëpi vdiqën prej tij. Situata në shtëpinë e përkujdesjes është përmirësuar që nga ajo kohë, tha kujdestarja.
Gjendja e jashtëzakonshme e Spanjës, në fuqi që nga 14 Mars, ka masa të rrepta të kufizimit që mbeten në vend. Por me infeksionin dhe nivelet e vdekjeve tani në rënie, qeveria ka hequr disa masa bllokimi në pjesë të caktuara të vendit, për ato thotë se do të jetë një rihapje graduale e veprimtarisë. Por heqja fillestare e këtyre kufizimeve nuk vlente për shtëpinë e kujdesit, ku jeton Branyas.