MENU
klinika

Ndërron jetë në spital

I burgosuri var veten me çarçaf në burgun e Fierit

24.05.2020 - 14:25

Një 51 vjeçar ka varur veten me çarçaf në burgun e Fierit.

Mësohet se 51 vjeçari ka varur veten në tualetin e paraburgimit.

I burgosuri me inicialet B. Z. nga Mallaskastra ndodhej në paraburgim në Burgun Fier.

Ndërkohë, menjëherë është ndërhyrë me polici dhe ambulancë, por fatkeqësisht i burgosuri ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se 51-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme por ende nuk bëhen me dije detaje të tjera.