MENU
klinika

"Duhet të përgatitemi për shpërthime të reja"

I dërguari special i OBSH-së: Koronavirusi s’ka ikur!

29.05.2020 - 09:48

Specialisti i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr David Nabarro, ka paralajmëruar vendet të përgatiten për shpërthime të reja të koronavirusit.

Në një intervistë për BBC, Nabarro u shpreh se COVID-19 nuk ka ikur dhe se rritja e lëvizjeve të njerëzve shton rrezikun për shpërthimin e rastve të reja shumë shpejt.

kolana e librave

“Ajo që ndodhi përmes bllokimit është se u parandalua përhapja e virusit që do të na çonte në një situatë katastrofike dhe shpërthimet e reja u përmbajtën. Dhe tani ne duhet t’i mbajmë shpërthimet e reja në minimumin e mundshëm, duke u mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme dhe, nëse është e nevojshme, duke vendosur edhe kufizime të mëtejshme të lëvizjes.

Njerëzit duhet ta kuptojnë që normaliteti tani do të jetë shumë më i ndryshëm nga sa ishte 6 apo 7 muaj më parë. Do të duhet të jemi shumë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për kontaktin me njerëzit e tjerë, veçanërisht sa i përket distancës. Ne duhet të jemi të përgatitur për shpërthime të reja. Koronavirusi nuk ka ikur dhe ndërsa lëvizjet e njerëzve janë rritur, duhet të përgatitemi për shpërthime të reja shumë shpejt.”, tha mjeku David Nabarro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


OBSH shpjegon arsyet dhe etapat që duhet të ndiqen

Analizë/ Pse një valë e dytë e Covid-19 është ende një shqetësim?