MENU
klinika

Është 11 vjet më e madhe

I zuri rrugën me Ferrari, si e bëri për vete gruan Ibra

15.05.2020 - 21:47

Zlatan Ibrahimovic ka ndërruar skuadra në shumë vende të Europës, që nga Holanda, Italia, Spanja, Franca, Anglia e deri në SHBA, por nuk ka ndërruar asnjëherë partneren (nga ajo që shihet), të paktën që në momentin që e ka shpallur zyrtarisht lidhjen dhe Helena Seger.

Gruaja e sulmuesit të Milanit dallon shumë nga bashkëshortet tjerat të futbollistëve. Është e thjeshtë dhe nuk ekspozohet në rrjetet sociale siç bëjnë të tjerat. Por ajo është 11 vjet më e madhe se Zlatan.

Është një sipërmarrëse e suksesshme dhe shumë besojnë se ajo është përgjegjëse për sukseset e mëdha të Ibrahimovic, të cilat e bënë atë një nga sportistët më të pasur në botë. Kjo bjonde e bukur nuk pëlqen të ekspozohet në media, nuk publikon foto provokuese nga destinacionet luksoze në rrjetet sociale, nuk mburret me rroba të shtrenjta, këpucë, çanta, etj.

Shkon në ndeshjet e bashkëshortit të saj për të brohoritur, për asnjëherë në qendër vëmendje. Kur takoi Ibrahimoviçin, ajo ishte një grua e suksesshme. Helena kishte një karrierë dhe një punë të shkëlqyeshme.

“Kur takova Zlatan, ai ishte 21 vjeç dhe unë 32 vjeç, kisha një karrierë dhe pasuri dhe nuk kisha nevojë për një lojtar futbolli për të më ushqyer. Unë isha e pavarur dhe ai nuk ishte as tipi im. Herën e parë që e pashë, ai bllokoi Mercedesin tim me Ferrarin e tij, unë vetëm pashë hundën e tij të madhe dhe një orë ari në dorë. Unë isha në humor të keq dhe i bërtita tij. Mendoj se ai e pëlqeu atë dhe arriti të më ‘mashtroi’”, – zbuloi Helena.

Ky takim ndryshoi jetën e tyre përgjithmonë! Zlatan fillimisht pati probleme të shoqërohej me një femër 11 vjet më të madhe si Helena, e cila kishte bukuri, zgjuarsi dhe një qëndrim të vendosur, por me kalimin e kohës gjithçka erdhi në vete. Pas katër vitesh lidhje, lindi djali i tyre i parë Maksimilian, dhe dy vjet më vonë ata patën një djalë tjetër – Vinsent.

Është e vështirë që të lexosh një koment negativ për partneren e Ibrës, teksa shumica e etiketojnë atë si një grua elegante dhe më shumë. Ndoshta ky është edhe sekreti që Ibrahimovic asnjëherë nuk është përfshirë në skandale apo të jetë përfolur në lidhje me femra të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN