MENU
klinika

"Nuk ishte e lehtë lamtumira për ty"

Ismail dhe Elena Kadare mesazh të ndjerë për Maks Velon

08.05.2020 - 18:52

        Shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Elena, kanë shprehur ngushëllimet e tyre nga Parisi, pas ndarjes nga jeta të arkitektit dhe piktorit të njohur, Maks Velo.

Në mesazhin e tyre ata shprehen: “Nuk ishte e lehtë lamtumira me ty Maks Velo. Emri yt do të kërkonte gjithmonë kujtesën. Dhe do ta kishte gjithmonë atë, të qartë e të ndritshme ashtu siç ishte imazhi yt kur te kishim mes nesh. Helena dhe Ismail Kadare”.

Kadare ka pasur një miqësi të hershme me Velon. Në parathënien e librit “Jetë paralele”, flitet për historinë e një pikture të Maks Velos, që mundi t’i shpëtojë sekuestrimit apo djegies, pasi u ruajt me kujdes nga familja Kadare.

Kadarenjtë e fshehën në dhomën e gjumit. Ky është një rast unikal në historinë e vendeve komuniste kur një shkrimtar ndihmon një artist duke i fshehur pikturat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vallja labe" në shtëpinë e mikut të besuar

Si e shpëtoi pikturën e Maks Velos nga djegia Ismail Kadare


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit